Policia sqaron situatën: Pistoleta që gjetën policët e bashkisë ishte lodër
Policia sqaron situatën: “Pistoleta” e gjetur nga policët e bashkisë në shëtitoren e Sarandës ishte lodër. Policia e Sarandës ka sqaruar se objekti që u gjet mëngjesin e kësaj të mërkure në një lulishte të shëtitores “Naim Frashëri”, mbi plazhin “Centrali”, nuk ishte armë zjarri. Sipas burimeve policore, pas verifikimeve dhe ekzaminimeve të kryera, objekti i gjetur rezultoi të ishte një armë imituese që përdor sfera plastike dhe jo një pistoletë e vërtetë. Nga kontrolli i specialistëve ka rezultuar se arma lodër kishte ngjashmëri pothuajse perfekte me një armë zjarri të tipit pistoletë, çka bëri që në momentin e parë të dyshohej se bëhej fjalë për një armë të vërtetë. Objekti ishte pikasur në orët e para të mëngjesit nga efektivë të...
Burimi:
shkodraweb.com