Konsullata serbe në Shkodër/ Pandeli Majko ‘shuplakë’ Ferit Hoxhës: Ka marrë më shumë…
Diskutimet për hapjen e një konsullate serbe në Shkodër kanë sjellë reagime dhe përplasje mes palëve politike në vend. Ish-kryeministri, Pandeli Majko ka dalë kundër idesë së vendosjes së një përfaqësie diplomatike serbe në qytetin verior, ndërsa ka replikuar edhe Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha. Ky i fundit në një reagim në rrjete sociale, shkruante se interesi kryesor i Shqipërisë mbetet hapja e një Konsullate të Përgjithshme shqiptare në Luginën e Preshevës. Sipas tij, Shqipëria ka kërkuar prej kohësh krijimin e një përfaqësie të përhershme konsullore në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka paraqitur kërkesën e saj për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Shkodër, duke nënkuptuar një reciprocitet. “Synimi dhe interesi i Shqipërisë është të krijojë më në fund...
Burimi:
ntv.al