Kombëtarja italiane merr një tjetër “jo”; Buffon refuzon të rikthehet tek axurrët
25 Korrik 2026 8:20 Alfred Lleshi Gianluigi Buffon nuk do të rikthehet në kombëtaren italiane. Sipas “Gazzetta dello Sport”, rreth 10 ditë më parë Paolo Maldini dhe Leonardo kontaktuan ish-portierin e Juventusit dhe Italisë për një rol edhe më aktiv se ai që kishte pasur më parë. Buffon ishte emëruar shef delegacioni në vitin 2023 me ardhjen e Luciano Spallettit, por dha dorëheqjen në prill 2026 pas humbjes në Zenica, pasi kishte qenë një nga mbështetësit kryesorë të emërimit të Rino Gattuso si trajner. Ish-kampioni i botës dëgjoi propozimin e Giovanni Malagò, të përcjellë përmes Maldinit dhe Leonardos, por pas disa ditësh reflektimi vendosi ta refuzojë, edhe pse me keqardhje. Ideja e re është plotësimi i strukturës drejtuese në “Coverciano” me dy role: menaxher i...
Burimi:
telesport.al