Momenti ‘Prenga’, boksieri shqiptar sfidon këtë mbrëmje Antoni Xhoshua
Këtë mbrëmje në itinerarin kohor 18:00 deri në mesnatë do të nisë raundi i boksimit të disa dueleve në Jedah të Arabisë Saudite. Eventi organizohet në kuadër të ‘Jeddah Calendar’ dhe në bashkëpunim me Riyadh Season, si pjesë e strategjisë së Arabisë Saudite për të tërhequr ngjarje të mëdha sportive ndërkombëtare. Në epiqendër do të jetë superdueli mes Antoni Xhoshua dhe boksierit shqiptar Kristian Prenga (rreth orës 23:00) ardhur me shumë bujë te dashamirësit e këtij sporti në Shqipëri. Ndërkaq më herët do të ngjiten në ring boksierë të tjerë me emër në këtë sport por dhe nga ata sauditë që kërkojnë të promovohen. Inretesant duelet; Hamzah Sheeraz – Simon Zachenhuber, Josh Kelly – Caoimhin Agyarko.Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al