Napoli, plas çështja Lukaku. Agjenti hap rrugën e largimit: “Nuk mund të jetë zëvendësuesi i Hojlund”

Napoli, plas çështja Lukaku. Agjenti hap rrugën e largimit: “Nuk mund të jetë zëvendësuesi i Hojlund”

25 Korrik 2026 10:18 Alfred Lleshi E ardhmja e Romelu Lukakut te Napoli duket gjithnjë e më larg. Agjenti i tij, Federico Pastorello, foli për “Sky Sport” dhe la të kuptohet qartë se sulmuesi belg nuk pranon një rol rezervisti pas ardhjes së Hojlund dhe rikthimit të Lucca. “Lukaku mund të jetë zëvendësues te Napoli? Sigurisht që jo. Romelu është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe e ka treguar këtë. Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë. Vështirë se mund ta pranojmë një situatë të tillë”, – deklaroi Pastorello. Agjenti përjashtoi edhe mundësinë e uljes ose shpërndarjes së pagës së lojtarit, i cili fiton 6 milionë euro neto në sezon deri në vitin 2027: “Romelu i ka arritur këto nivele falë karrierës së...