Real Madridi, objektivi surprizë është Yan Diomandé. Negociatat me Leipzig janë në zhvillim
25 Korrik 2026 10:29 Alfred Lleshi Real Madridi ka vënë në shënjestër Yan Diomandé, talentin nga Bregu i Fildishtë, që spikati në Botërorin e kësaj vere me paraqitje të nivelit të lartë. Sipas gazetës gjermane “Bild”, klubi madrilen ka nisur kontaktet me Leipzig dhe negociatat po ecin përpara, me bisedime të vazhdueshme mes palëve. Kjo konfirmon dëshirën e presidentit Florentino Pérez për ta afruar në Madrid anësorin e djathtë të nivelit të lartë. Objektivi kryesor ishte Michael Olise, por Bayern Munich e konsideron të paprekshëm francezin dhe nuk ka ndërmend ta lërë të largohet. Diomandé luan në të njëjtin pozicion dhe, megjithëse vlerësohet me një shifër të lartë në merkato, ai mbetet objektiv më i arritshëm për Real Madridin sesa Olise. Sipas “Bild”, bisedimet mes...
Burimi:
telesport.al