Kërkesa për liri/ Veliaj shkresë gjykatës së lartë: Përshpejto rigjykimin
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i kërkon Gjykatës së Lartë të përshpejtojë rigjykimin e kërkesës së tij për lirim nga masa e sigurisë “arrest në burg”. Gati një javë pasi Gjykata Kushtetuese zbardhi arsyetimin e vendimit që riktheu çështjen në Gjykatën e Lartë, kryebashkiaku kërkon të mos humbet kohë për rigjykimin e rekursit. Përmes një shkresë të firmosur prej tij edhe avokatit Plarent Ndreca, Veliaj arsyeton nxitimin me konsumimin e mandatit të tij si kryebashkiak. “Çdo vonesë në rigjykim nuk është, për rrjedhojë, thjesht vonesë procedurale; ajo konsumon vetë kohën e mandatit dhe e bën gjithnjë e më të pakthyeshme pasojën që masa e sigurimit ka prodhuar mbi ushtrimin e funksionit publik, si dhe të pazbatueshëm efektivisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Për rrjedhojë, edhe një...
Burimi:
sot.com.al