“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

“Keqardhje që projekti im nuk mundi të vijojë deri në fund”, Tonin Gjuraj reagon pas largimit nga pozicioni i rektorit

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Shkodrës,Të nderuar kolege dhe kolegë,Të dashura studente dhe studentë,Të nderuar punonjës të administratës,Të respektuar bashkëpunëtorë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”,Në këtë moment të rëndësishëm, pas dorëheqjes sime të parevokueshme nga detyra e Rektorit, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të sinqertë për të gjithë ata që, me besim, mbështetje dhe mirëkuptim, kanë qenë pranë Universitetit dhe pranë meje gjatë kësaj periudhe gati dyvjeçare.Falënderoj qytetarët e Shkodrës për vëmendjen, ndjeshmërinë dhe mbështetjen e treguar ndaj një institucioni që i përket jo vetëm komunitetit akademik, por edhe qytetit e më gjerë. Falënderoj stafin akademik dhe administrativ, studentet dhe studentët, si dhe çdo bashkëpunëtor që besoi se Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” mund të ecë përpara me më shumë përgjegjësi, dinjitet...