Karakaçi: Zgjidhje për Aeroportin! Mbikalimi i Rinasit do të shembet, pas një viti gati edhe hekurudha

Karakaçi: Zgjidhje për Aeroportin! Mbikalimi i Rinasit do të shembet, pas një viti gati edhe hekurudha

Qeveria paralajmëron ortakët në Aeroportin e Vlorës se përplasjet mes tyre dhe mbajtja peng e objektit nuk do të tolerohen dhe se për ta do të ketë penalitete. Ministri Enea Karakaçi deklaroi se situata e krijuar po vlerësohet dhe se së shpejti do t’i jepet një zgjidhje në zbatim të kushteve të kontratës. “Shteti ka dhënë konçesionin, ka mbikëqyrur zbatimin e kontratës dhe ka ndërhyrë vetëm kur interesi publik e ka kërkuar. Pavarësisht natyrës private të marrëveshjes, asnjë nuk ka të drejtë të mbajë peng obkektin, duhet të zbatojnë detyrimet kontraktore dhe të zbatojë funksionalitetin e aeroportit. Do të aktivizojmë klauzolat e kontratës. Aeroporti nuk është ende operacional. Klauzolat parashikojnë vendosjen e penaliteteve, për të cilat ministria në varësi të vonesave dhe të kushteve të...