“Duam t’ju marrim hakun!” Rama në Tokio, kryeministrja Takaichi: Shqipëria, partnere e rëndësishme e Japonisë

“Duam t’ju marrim hakun!” Rama në Tokio, kryeministrja Takaichi: Shqipëria, partnere e rëndësishme e Japonisë

Edi Rama dhe Sanae Takaichi TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Tokio, ku u prit me një ceremoni zyrtare nga homologia Sanae Takaichi. Dy liderët parakaluan para trupave ushtarake të veshura me të bardha dhe më pas u ndalën në një konferencë të përbashkët.  Kryeministrja e Japonisë deklaroi se në kuadër të nismës së bashkëpunimit me Ballkanin Perëndimor do të vijojë të mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në BE.  “E mirëpres me zemër vizitën e kryeministrit Edi Rama sot. Jam shumë e lumtur t’ju takoj sot për herë të parë! Shqipëria është një partnere e rëndësishme me të cilën ndajmë parime dhe vlera të përbashkëta. Ne jemi të kënaqur që negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian po përparojnë në mënyrë të qëndrueshme. Japonia në kuadër...