Kallëzim i ri në SPAK për ish-zv.kryeministren, Kalaja: Balluku dhe Malaj, pjesë të skandalit 123 mln euro të ‘Bankers’

Kallëzim i ri në SPAK për ish-zv.kryeministren, Kalaja: Balluku dhe Malaj, pjesë të skandalit 123 mln euro të ‘Bankers’

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja ka deklaruar se ka depozituar dy kallëzime penale në SPAK ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, njëri për çështjen e “Bankers” dhe tjetri për një park fotovoltaik. Kalaja tha se kallëzimi për parkun fotovoltaik, sipas saj, është regjistruar dhe se pritet të japë shpjegimet e saj në Prokurorinë e Posaçme. Ajo bëri me dije se është thirrur së fundmi nga SPAK për t’u pyetur lidhur me kallëzimin. Duke folur për çështjen “Bankers”, Kalaja deklaroi se po zhvillohet një hetim i thelluar dhe se në dokumentet e paraqitura prej saj janë ngritur dyshime për vepra penale si ushtrim ndikimi të paligjshëm, korrupsion pasiv, përfitim interesash të paligjshme, pastrim të produkteve të veprës penale, si dhe grup i strukturuar...