Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohen disa orë pas ngjarjes autori i dyshuar dhe babai i tij
Policia e Shkodrës ka arrestuar 18-vjeçarin, si autor i dyshuar i plagosjes me thikë të 32-vjeçarit, ngjarje e ndodhur mesditën e së enjtes në ambientet e Poliklinikës së qytetit. Në pranga është vënë edhe babai i tij, 53 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në krim. Sipas hetimeve paraprake, konflikti kishte nisur fillimisht në lagjen “Vasil Shanto”, ndërsa më pas është zhvendosur në ambientet e Poliklinikës, ku babë e bir dyshohet se kanë goditur me thikë 32-vjeçarin. I plagosuri ndodhet në kujdesin e mjekëve. 18-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prishja e qetësisë publike”, ndërsa babai i tij akuzohet për “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë,...
Burimi:
sot.com.al