“Jam i qetë dhe në paqe”, Simeone i jep dorën Arsenalit: E meritoi kualifikimin, jam krenar për vendin ku jam

“Jam i qetë dhe në paqe”, Simeone i jep dorën Arsenalit: E meritoi kualifikimin, jam krenar për vendin ku jam

Diego Simeone është larguar me kokën lart nga Liga e Kampionëve. Trajneri i Atletikos ka folur për mediat pas eleminimit në gjysmëfinale nga Arsenali. Ai ka përgëzuar kundërshtarin, për të cilin ka thënë se e meritoi kualifikimin. Pavarësisht eleminimit, Simeone nuk e fsheh krenarinë e tij për faktin që mbërriti deri në këtë fazë të turneut më të rëndësishëm për klube. “Nëse u eliminuam, kjo ndodhi sepse kundërshtari e meritonte, duke filluar me qendrimin klinik në pjesën e parë. Ndihem i qetë dhe në paqe, duke e ditur se skuadra dha absolutisht gjithçka që kishte. Mund ta kishim fituar ndeshjen e parë, por nuk ishim aq klinikë sa duhej. U përmirësuam në pjesën e dytë, por pati situata që nuk shkuan në favorin tonë. Arritëm...