Ja çfarë ndodhi në gjyqin “Partizani”, zbardhen dëshmitë e ish-drejtuesve të klubit, rrëfimi i Albert Xhanit në…
Procesi gjyqësor për dosjen “Partizani” ka vijuar ditën e djeshme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me seancën e radhës të dëgjimit të dëshmitarëve të thirrur nga prokuroria. Sipas gazetares së RTSH-së, Flutura Tota, seanca u karakterizua nga debate fillestare mes prokurorisë dhe mbrojtjes mbi vlefshmërinë dhe kundërshtimin e dëshmive, për t’i lënë më pas vendin rrëfimeve të ish-drejtuesve të klubit dhe zyrtarëve të përfshirë në proceset e kthimit të pronave. I pari që u dëgjua ishte Afrim Tola, ish-drejtor i Klubit Shumësportësh “Partizani” në periudhën 2006-2008, i emëruar në atë detyrë nga Ministria e Kulturës. Tola përshkroi një situatë të vështirë financiare dhe infrastrukturore, ku sportistët shpesh detyroheshin të gjenin vetë sponsorë nga jashtë. “Kur u bëra drejtor, ambienti...
Burimi:
sot.com.al