Izraeli godet rreth 200 objektiva iraniane vetëm gjatë ditës së sotme, përfshirë edhe eksponentë të lartë të regjimit
Izraeli ka goditur ditën e sotme 200 objektiva, duke eliminuar edhe eksponentë të lartë të regjimit iranian. Gjatë ditës së enjte, Forca Ajrore e Izraelit realizoi një valë sulmesh mbi më shumë se 200 objektiva, duke përfshirë baza të regjimit iranian dhe raketash balistike. Këto sulme bashkohen me aksionet e mëparshme që kanë filluar që nga nisja e operacionit, të fokusuar në shkatërrimin e arsenaleve të raketave balistike të regjimit iranian. Që nga fillimi i operacionit, qindra baza raketash në gjithë Iranin, veçanërisht në perëndim të vendit, janë goditur për të zvogëluar kërcënimin drejt Israel. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv