Ish kreu i bashkisë Prishtinë/ Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë

Ish kreu i bashkisë Prishtinë/ Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në Prishtinë sot e ka dënuar Ahmetin me dy vite burgim dhe 5 mijë euro gjobë. Ahmeti po akuzohet se nuk ka deklaruar mjetet financiare në shumë prej 54 mijë e 400 euro të pranuara nga llogaritë personale të nënës së tij dhe 118 mijë euro të tij. Sipas Prokurorisë shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600.00 euro.