Korçë/ Pema rrezohet në trotuar, bllokon kalimin e këmbësorëve

Korçë/ Pema rrezohet në trotuar, bllokon kalimin e këmbësorëve

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Korçë, një pemë është rrëzuar në trotuar duke bllokuar kalimin e këmbësorëve. Duhet thënë se gjatë ditës së sotme, reshjet kanë qenë të dendura në të gjithë qarkun. Për disa minuta është regjistruar edhe breshër , ndërsa shiu vijon të jetë prezent në pjesën më të madhe të qarkut. Deri më tani nuk raportohen dëme të tjera të konsiderueshme, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes.