Besa e një të pabesi

Besa e një të pabesi

Nga Alba Kepi  Besa e një të pabesi është mashtrim, Kryeministër. Arbi, bujku nga Lushnja, nuk është vetëm sot. Ai ka sheshin plot me mijëra shqiptarë. Qyqar keni mbetur ju, Kryeministër. Vetëm nuk është as nëna që rrit një fëmijë me autizëm dhe kërkon mbështetje nga një shtet që duhet të ishte pranë saj. Ka plot sheshin sot kundër territ që ia ke bërë jetën. Vetëm nuk është as i sëmuri që zgjohet pa gdhirë për një vizitë mjekësore, ndërsa përballet me një sistem ku kujdesi shëndetësor është bërë një luks dhe ku shumë njerëz ndihen të detyruar të kërkojnë shpëtim në klinika private ose jashtë Shqipërisë. Vetëm nuk është sot pensionistja që, pas një jete pune, kërkon të jetojë me dinjitet dhe të mos...