Ish-banorja e BBV konfirmon se është shtatzënë: Zgjodha të bëhem nënë me donator

Ish-banorja e BBV konfirmon se është shtatzënë: Zgjodha të bëhem nënë me donator

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Ajo u shfaq me barkun e rrumbullakosur në premierën e reality show-t të saj të ri, “Eagle Queen”, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej kohësh. Në një prononcim për Prive By Liberta Spahiu, Juliana bëri të ditur se ka zgjedhur të bëhet nënë përmes procedurës in vitro, duke e nisur këtë rrugëtim pa një partner. Pas interesimit të madh në rrjetet sociale për identitetin e babait biologjik, ajo sqaroi se donatori është shqiptar. “Personi që ka dhënë pjesën e 49 përqindshit të formimit, të fillimit të embrionit, është donator shqiptar. Shqiptar është beba! Shqiptar edhe nga nëna, edhe nga baba,” u...