Vuçiç njoftoi dorëheqjen – çfarë fshihet pas kësaj?

Vuçiç njoftoi dorëheqjen – çfarë fshihet pas kësaj?

Qofshin institucionet shtetërore, Kisha apo media - presidenti autoritar i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njihet për dëshirën për të pasur ndikim në të gjitha fushat e shoqërisë. Dhe tani dorëheqja? Çfarë fshihet pas saj? Dhjetëra mijëra mbështetës të tij - disa vullnetarisht, disa nën presion - mbërritën në Beograd nga e gjithë Serbia të shtunën, si zakonisht me autobusë të organizuar. Pastaj idhulli i tyre qëndroi te mikrofoni në skenën përpara parlamentit për të njoftuar largimin e tij të parakohshëm nga posti më i lartë shtetëror. "Do të jem President vetëm për disa javë të tjera dhe pastaj do të jap dorëheqjen", thaAleksandar Vuçiç në një tubim të madh në qendër të Beogradit. Ai shtoi se i ofroi udhëheqjes së Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet...