Incidentet e dhunshme, aktivisti: Gjithmonë e kam thënë se zhvendosja te Parlamenti ishte e dëmshme

Incidentet e dhunshme, aktivisti: Gjithmonë e kam thënë se zhvendosja te Parlamenti ishte e dëmshme

Aktivisti i Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi, ka reaguar në lidhje me incidentet e dhunshme që u regjistruan ditën e sotme para Parlamentit, ku mbetën të lënduar disa efektivë të policisë, ndërsa 23 protestues u shoqëruan në polici. Në një postim në Facebook, Qiraxhi shkruan se e kishte paralajmëruar se zhvendosja e protestës para Parlamentit ishte e dëmshme. Sipas tij, forca e protestës qëndron në tre elemente: masiviteti, kreativiteti dhe qetësia. Më tej, ai thekson se, pas dhunës së ushtruar pranë Parlamentit, rrezikojnë të humbasin këta tre elementë që e karakterizojnë protestën. “Protesta që na përfaqëson është ajo qytetare, paqësore, masive dhe dinjitoze, aty ku kauza jonë nuk zbehet nga tensioni, por forcohet nga qëndrueshmëria“, thekson aktivisti. Në fund, ai nënvizon se, pas incidenteve të ditës...