Helmoi veten me dy lloje pesticidesh, 38-vjeçari humb jetën në Spitalin e Beratit

Helmoi veten me dy lloje pesticidesh, 38-vjeçari humb jetën në Spitalin e Beratit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Berat. Një 38-vjeçar, banues në lagjen “Barrikadë” në Berat, në kushte të rënduari depresioni, kishte pirë në banesën e tij një sasi të konsiderueshme helmesh. Ai u gjet në gjendje të rënduar nga familjarët dhe u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Mjekët e këtij spitali kanë bërë të pamundurën për t’i shpëtuar jetën por pas dy orësh ai vdiq. Pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore, ka rezultuar se viktima Ilir Telhaj kishte pirë dy lloje helmesh: fostoksinë dhe bar miu. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohë që konfirmohet se në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.