Greqia ashpërson masat, propozohet projektligji për ndalimin e aksesit në internet për të miturit nën 15 vjeç

Greqia ashpërson masat, propozohet projektligji për ndalimin e aksesit në internet për të miturit nën 15 vjeç

Qeveria greke po përgatit masa të reja të rrepta për përdorimin e internetit nga të miturit, ndërsa numri i përjashtimeve të nxënësve nga shkollat për përdorimin e telefonave celularë ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare, përjashtimet e nxënësve për përdorimin e telefonave celularë në shkolla kanë arritur në 25,000, krahasuar me 14,806 raste në periudhën e mëparshme, duke reflektuar shqetësimin në rritje të autoriteteve për ndikimin e teknologjisë tek të rinjtë. Në këtë kuadër, qeveria po promovon një projektligj që synon ndalimin e aksesit në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç. Autoritetet synojnë që masa të zbatohet plotësisht deri më 1 janar 2027. Për verifikimin e moshës së përdoruesve do të përdoret sistemi “Kid’s Wallet”, i cili...