Shmanget tragjedia në Laprakë/ Familja me dy fëmijë, evakuohet nga banesa e përfshirë nga zjarri
Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit në rrugën “Bernard Bilota”, te Pallatet e Arabit, në hyrje të Laprakës. Sipas Shërbimit Zjarrfikës, alarmi është marrë rreth orës 03:03, ndërsa flakët kishin përfshirë banesën ku ndodheshin katër persona, dy prindër dhe dy fëmijë të vegjël. Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, familja u evakuua përmes ballkonit të një banese fqinje, duke shmangur pasoja më të rënda. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk pati persona të lënduar. Shërbimi Zjarrfikës theksoi se reagimi në kohë bëri të mundur shpëtimin e familjes dhe vënien nën kontroll të flakëve.
Burimi:
sot.com.al