Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ish-presidenti: Hetimi ndaj meje është i qëllimshëm, kërkoj që Rama të thirret si…
Vijon procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit. Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjatë seancës së sotme, Meta ka kundërshtuar akuzat ndaj tij, duke pretenduar se prokuroria ka paraqitur një version të shtrembëruar të çështjes dhe duke kërkuar thirrjen e disa dëshmitarëve. Meta deklaroi para gjykatës se kërkesa për dëshmitarë të caktuar është bërë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të çështjes, ndërsa akuzoi prokurorinë për manipulim të fakteve. Ai kërkoi edhe një herë thirrjen e kryeministrit Edi Rama si dëshmitar, ndërsa foli për çështjen e komunikimeve telefonike dhe kontrollin e banesës. Meta: Për fat të keq, në mënyrë recidiviste prokuroria mashtron në lidhje me këtë çështje. Jo pa qëllim, ne kemi kërkuar persona të caktuar për të dëshmuar. Unë jam rrëmbyer...
Burimi:
sot.com.al