Plas grushti në zyrat e Policisë Bashkiake në Tiranë, efektivi godet shefin gjatë konfliktit

Plas grushti në zyrat e Policisë Bashkiake në Tiranë, efektivi godet shefin gjatë konfliktit

Një punonjës i Policisë Bashkiake të Tiranës, ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka goditur me grusht shefin e tij gjatë një konflikt që ka ndodhur në ambientet e institucionit. Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka nisur pas një vendimi për transferimin e tij në një sektor tjetër. Më vonë, 31-vjeçari, Adi Hazizi, ka shkuar në zyrën e shefit të Sektorit të Mbikëqyrjes së Territorit, Skënder Delija, ku si fillim kanë pasur një përplasje verbale dhe pas kësaj dyshohet se e ka goditur me grusht. Delija ka deklaruar se dhuna e ushtruar ndaj tij lidhet me detyrën, pasi ishte ai që i komunikoi vartësit vendimin e marrë nga drejtuesit për transferimin. gijotina.com/