Gara për postet drejtuese në PD, Korreshi përballë Nokës/ 6 kandidatë për tre nënkryetarë, emrat për sekretariatin

Gara për postet drejtuese në PD, Korreshi përballë Nokës/ 6 kandidatë për tre nënkryetarë, emrat për sekretariatin

Këshilli Kombëtar i PD-së do të zgjedhë sot mes sekretarit të përgjithshëm në detyrë Flamur Noka dhe deputetit të Fierit, Saimir Korreshi për numrin dy të partisë. Vetëm në momentet e fundit, Korreshi vendosi të bëhej pjesë e garës. Gjatë paradites së sotme, në korridoret e selisë së PD-së, ishte përfolur emri i deputetit të Elbasanit, Blendi Himçi si rival i Flamur Nokës, por siç ka mësuar gazetarja e Top Channel, Elda Menga, zyrtarisht në garë u fut vetëm deputeti Korreshi. Ndërkohë, gjatë fjalës së tij Berisha ka zbuluar dhe listën me kandidatët për nënkryetarin e partisë, nga të cilët do zgjidhen tre: Belind Këlliçi Luçiano Boçi Xhonatan Pano Nikola Kedhi Besa Manaj Erisa Bajaziti Sekretari I Përgjithshëm Flamur Noka Sajmir Korreshi Sekretar Organizativ Agron...