FSHF nis fushatën për kërkimin e talenteve në Europë. “Open Stage” i parë zhvillohet në New York
Identifikimi dhe afrimi i talenteve shqiptare që jetojnë dhe luajnë jashtë vendit mbetet një nga prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit. Në vijim të punës së vazhdueshme për zgjerimin e bazës së futbollistëve të ekipeve kombëtare, FSHF do të organizojë më 27 qershor një “Open Stage” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky aktivitet do të zhvillohet në kompleksin “Hudson Sports Complex” në Warwick, New York dhe do të drejtohet nga ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli si edhe përfaqësues të FSHF-së. Aplikimet vazhdojnë të jenë të hapura për të gjithë të interesuarit që duan të marrin pjesë. “Open Stage” do t’u ofrojë mundësinë futbollistëve shqiptarë të vitlindjeve 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014 që aktivizohen në SHBA dhe Kanada të tregojnë potencialin e tyre....
Burimi:
telesport.al