Frikë për tifozët e Manchester City, autobusi i tyre merr flakë, çfarë ndodhi…(VIDEO)
Tifozët e Manchester City përjetuan momente paniku këtë të dielë teksa ata po shkonin drejt Wembley për finalen e Carabao Cup ndaj Arsenalit. Një zjarr shkatërroi autobusin e tyre në M6 Toll në Warwickshire duke shkaktuar mbylljen e korsisë jugore dhe një kaos total të transportit. Mjeti u përfshi i gjithi nga flakët nga ku u pa edhe një kolonë e dendur tymi të zi, duke detyruar autoritetet që të bllokonin trafikun për të lejuar ndërhyrjen urgjente të zjarrfikësve. Për fat të mirë nuk u regjistruan të plagosur mes pasagjerëve që u çuan në vende të sigurta dhe më pas ata e rinisën udhëtimin e tyre drejt Londrës për të ndjekur këtë finale edhe pse në rrjetet sociale dëshmitarët flisnin për momente paniku të përjetuara....
Burimi:
top-channel.tv