Flakë që përhapen me shpejtësi/ Situatë e rëndë nga zjarret në rrethinat e Tiranës
Një situatë e rënduar nga zjarret është raportuar gjatë pasdites në disa zona të vendit, me vatra aktive në qarqet Tiranë, Fier, Durrës, Gjirokastër, Dibër dhe Korçë. Në Tiranë, zjarri ka përfshirë zonën e Priskës së Madhe dhe fshatin Daias. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara edhe nga era, ndërsa tymi ka mbuluar një pjesë të zonës. Në terren kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin e flakëve, ndërsa në operacion është angazhuar edhe një helikopter i Forcës Ajrore. Sipas të dhënave paraprake, banesat nuk janë aktualisht të rrezikuara, pasi zjarri ka përfshirë kryesisht sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Situata paraqitet më problematike në fshatin Abazë të Krujës, ku për shkak të përhapjes së flakëve dhe rrezikut për banesat është vendosur...
Burimi:
ntv.al