EMRI/ Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër
Specialistët e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Operacionale, arrestuan shtetasin Gjovalin Guri, 44 vjeç, banues në Grudë e Re, i shpallur në kërkim. 44-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi dyshohet se në vitin 2021 ka kultivuar 90 bimë narkotike në fshatin Prekal, të cilat u asgjësuan nga Policia. Gjatë ndalimit, atij iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë. Materialet i kaluan Prokuroria e Shkodrës për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i cili akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Prekal....
Burimi:
javanews.al