EMRI/ Gjendet pas dy ditësh kërkime trupi i të riut që u mbyt në Liqenin e Ulzës

EMRI/ Gjendet pas dy ditësh kërkime trupi i të riut që u mbyt në Liqenin e Ulzës

Është gjetur mbrëmjen e sotme trupi i pajetë i 37-vjeçarit Armando Zajzi, i cili dyshohet se humbi jetën në Liqenin e Ulzës pasi ra në ujë nga mjeti lundrues që drejtonte. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi më 15 qershor 2026, kur shtetasi Zajzi, banues në Laç, dyshohet se humbi kontrollin mbi mjetin lundrues dhe përfundoi në ujërat e liqenit. Njoftimi  i Policisë së Matit: Në vijim të informacionit paraprak që ka të bëjë me ngjarjen e datës 15.06.2026, të ndodhur në Liqenin e Ulzës, ku shtetasi A. Z., 37 vjeç, banues në Laç, dyshohet se u mbyt pasi humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe ra në ujë, ju informojmë se: Pas dy ditësh kërkime intensive, rreth orës 20:00 të ditës së sotme, shërbimet e...