E rëndë në Korçë! Përfshihet nga flakët automjeti, gjendet pa jetë 66-vjeçari (Emri)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, ku një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti të përfshirë nga flakët. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40 në lagjen nr. 10, ku një automjet tip “Benz” është përfshirë nga zjarri. Pas mbërritjes në vendngjarje, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses kanë konstatuar se brenda mjetit, në sediljen e parë të pasagjerit, ndodhej i pajetë shtetasi Irakli Çinoku, rreth 66 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se viktima mund të jetë vetëdjegur brenda automjetit. Sipas të dhënave, mësohet se viktima jetonte momentalisht vetëm pasi ka pasur probleme në familje me bashkëshorten e tij. Kjo e fundit ka shkuar në Greqi për të jetuar me dy fëmijët që ka çifti....
Burimi:
gijotina.com