Dyshohet se kanë humbur jetën! Mbi 500 refugjatë zhduken në det, gjysma e tyre gra dhe fëmijë
Më shumë se 500 refugjatë Rohingya rezultojnë të zhdukur pasi dy anije me rreth 530 azilkërkues u nisën nga shteti Rakhine në Myanmar më 29 qershor dhe nuk ka më asnjë informacion për ta. Sipas organizatave që monitorojnë situatën e komunitetit Rohingya, ekziston frika se të dyja anijet janë mbytur në det për shkak të motit të keq dhe dallgëve të fuqishme të sezonit të musoneve. Anijet, të cilat zakonisht janë peshkarexha të vjetra të përshtatura për të transportuar sa më shumë njerëz, konsiderohen të pasigurta për lundrim dhe shpesh kanë probleme teknike. Besohet se rreth gjysma e pasagjerëve ishin gra dhe fëmijë. Për shkak të konfliktit të armatosur që vazhdon në shtetin Rakhine dhe ndërprerjes së shumicës së komunikimeve, është pothuajse e pamundur të...
Burimi:
javanews.al