Duart lart dhe kërkon falje, Fernandez dërgon një mesazh pas kartonit të kuq në finalen e Kupës së Botës

Duart lart dhe kërkon falje, Fernandez dërgon një mesazh pas kartonit të kuq në finalen e Kupës së Botës

20 Korrik 2026 11:00 Telesport Enzo Fernandez u ka kërkuar falje tifozëve të Argjentinës, pasi doli nga fusha me karton të kuq në minutat e fundit të kohës së rregullt, duke lënë ekipin me 10 lojtarë në kohën shtesë, në humbjen 1-0 të finales së Kupës së Botës ndaj Spanjës. Duke e kuptuar menjëherë gabimin e tij, Fernandez ngriti duart drejt tifozëve të Argjentinës duke kërkuar falje ndërsa po dilte nga fusha. Mesfushori i Chelsea, i cili luajti një rol kyç në gjysmëfinalen fituar ndaj Anglisë, bëri një ndërhyrje të rëndë ndaj mbrojtësit të Spanjës, Pau Cubarsi, gjë që i la gjyqtarit pa zgjidhje tjetër përveçse të nxirrte një karton të dytë të verdhë. Ndërkohë që, më herët ai pat marrë një të verdhë për...