Italia hedh hapin e parë, drejtuesit takohen me Pep Guardiolën
Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. Sipas “Sky Sport” drejtuesit e Federatës Italia e të futbollit kanë hedhur hapin e parë konkret drejt Pep Guardiolës. Palët janë ulur për diskutim me njëri-tjetrin në lidhje me një bashkëpunim të mundshëm. Federata Italiane synon të rikthehë axurrët në lavdinë e dikurshme dhe projekti i ri duhet të udhëhiqet nga një trajneri i nivelit të lartë. Guardiola duket emri i duhur për të ringritur Italinë dhe përtej Adriatikut po përpiqen ta bindin spanjollin të thotë “po”. Megjithatë ende nuk është bërë e ditur se sa i frytshëm rezultoi ky takim. Mbetet për t’u parë nëse Guardiola do ta pranojë këtë sfidë të re në karrierën e tij./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com