Dëmtimet i hoqin shansin e karrierës së madhe, Keidi Bare lë Spanjën pas 10 vitesh dhe shkon në Greqi

Dëmtimet i hoqin shansin e karrierës së madhe, Keidi Bare lë Spanjën pas 10 vitesh dhe shkon në Greqi

Dëmtimet e shpeshta i kanë hequr mundësinë Keidi Bares për të bërë karrierën e madhe dhe të shumë ëndërruar. Dëmtim pas dëmtimi, mesfushori shqiptar e kishte të pamundur për të marrë maksimumin e vetes, i dalë nga akademia e Atletiko Madrid pas largimit nga Shqipëria, Bare do të shkëlqente duke treguar gjithë potencialin e tij. Derisa shqetësimet fizike mbërritën dhe sot Keidi bën një transferim që nuk është shumë i bukur për t’u parë. Futbollisti 29-vjeçar do të lërë Spanjën pas më shumë se 10 vitesh dhe ka firmosur për Volos në Greqi, duke u transferuar falas nga Zaragoza. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/