Dita e 35-të, protestës i bashkohet sërish Diaspora! Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Dita e 35-të, protestës i bashkohet sërish Diaspora! Qytetarët grumbullohen në sheshin “Skënderbej”

Ka nisur tashmë grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeminsitrisë, ku do të protestohet për ditën e  35-të me radhë. Kujtojmë që ditën e sotme për herë të dytë në një muaj pjesë e protestës do të jetë edhe Diaspora. Ashtu si dhe herën e parë edhe gjatë ditës së sotme në protestë mbizotërojnë pankarat, flamujt kombëtarë dhe ata amerikanë. Kujtojmë që herën e kaluar protesta ishte paqësore, ku pas fjalimeve disa nga protestuesit zgjodhën ta kalojnë natën para Kryeministrisë.