Dhunimi me sende të forta i Vladimir Bruçit në Shkodër, Gjykata dënon me burg tre autorët
Gjykata e Shkodrës ka dënuar me burg tre personat e akuzuar për dhunimin me sende të forta të Vladimir Bruçi, ngjarje e ndodhur në 2024. Izmir Sakica dënohet me 4 vite burg, që me gjykim të shkurtuar i shkon 2 vite e 8 muaj burg, Samuel Troshani dënohet me 16 muaj burg, dhe Arlind Kajoshi dënohet me 16 muaj burg. Ata do të vuajnë dënimin në burg të sigurisë së zakonshme. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv