Dhunimi i oficerit të policisë në Sarandë, shpallen në kërkim tre persona, mes tyre edhe djali i Thimjo Rubatit
Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim Andrea Rubatin, djalin e Thimjo Rubatit dhe dy persona të tjerë të identifikuar si Antonio Lefteri dhe Engjëll Dalanaj për dhunimin oficerit të policisë Miham Velço mbrëmjen e së enjtes. Shpallja në kërkim e tyre nga uniformat blu vjen vetëm disa orë pas atentatit që 50-vjeçarit Thimjo Rubatit i njohur ndryshe edhe me emrin Sandri në biznesin e tij mbrëmjen e djeshme. Ende nuk dihet nëse ngjarjet kanë lidhje me njëra tjetrën, por burime bëjnë me dije se autorët e dyshuar përfshirë edhe djalin e Rubatit rezultojnë me precedent penalë.
Burimi:
sot.com.al