Deputeti Ardit Bido tenton të takojë protestuesit para Parlamentit, policia e këshillon të mos afrohet

Deputeti Ardit Bido tenton të takojë protestuesit para Parlamentit, policia e këshillon të mos afrohet

Ndryshe nga pjesa tjetër e deputetëve socialistë, Ardit Bido nuk synoi të largohej menjëherë nga Kuvendi pas seancës plenare, ku qindra protestues u mblodhën me thirrjet për dorëheqjen e kryeminisrit Edi Rama. Bido tentoi të takohej me protestuesit për “t’i përshëndetur”, por u ndalua nga punonjësit e policisë, të cilët e pengonin për sigurinë e tij fizike.