‘Rama kryemafiozi’, Nesho: SPAK mbron pushtetin, dosja ‘Aruba’ provon kapjen e drejtësisë

‘Rama kryemafiozi’, Nesho: SPAK mbron pushtetin, dosja ‘Aruba’ provon kapjen e drejtësisë

I ftuar në “Çim Peka LIVE”, ish-ambasadori Agim Nesho akuzoi ashpër qeverisjen aktuale dhe institucionet e drejtësisë, duke deklaruar se në Shqipëri po funksionon një sistem i kapur që favorizon krimin e organizuar dhe godet në mënyrë selektive. Nesho u shpreh se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi Edi Ramën, të cilin e cilësoi si drejtues të një sistemi që ka lejuar pastrimin e parave dhe lidhjen e politikës me strukturat kriminale. Ai tha se kjo nuk është një dukuri e izoluar, por një skemë e ndërtuar që synon kontrollin e shtetit dhe deformimin e institucioneve. Duke folur për Prokurorinë e Posaçme (SPAK), Nesho kritikoi ashpër mënyrën e funksionimit të saj, duke pretenduar se institucioni po kufizohet në goditjen e niveleve të ulëta të krimit,...