Denoncon mafian shqiptare dhe takimin në Aruba/ Kepi: Libri i Trocchias s’u lejua të përkthehej në shqip, u bllokua

Denoncon mafian shqiptare dhe takimin në Aruba/ Kepi: Libri i Trocchias s’u lejua të përkthehej në shqip, u bllokua

 “Të Pamposhturit – Mafia shqiptare nga Roma drejt pushtimit të botës”, libri i gazetarit të njohur investigativ Nello Trocchia është bllokuar të përkthehet në gjuhën shqipe. E zbulon gazetarja Alba Kepi e ftuar në studion e ‘A Shoë’ mbrëmjen e sotme në Syri Tv. Por çfarë tregon libri në fletët e tij? Në libër gazetari Nello Trocchia, - I cili është marrë nën mbrojtje nga autoritetet italiane pas kërcënimeve serioze me jetë- përshkruan fuqizimin e grupeve kriminale shqiptare dhe depërtimin e tyre në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Në libër flitet dhe takimi e zhvilluar në Aruba, ku sipas investigimeve të tij, përfaqësues pranë qeverisë së Edi Ramës janë takuar me eksponentë të karteleve të drogës për çështje që lidhen me pastrimin e parave në Shqipëri....