Debati për fjalorin e Gjuhës Shqipe/ Polemika në Komisionin e Kulturës, mazhoranca kërkoi t’u jepet një mundësi e dytë hartuesve

Debati për fjalorin e Gjuhës Shqipe/ Polemika në Komisionin e Kulturës, mazhoranca kërkoi t’u jepet një mundësi e dytë hartuesve

Debati për fjalorin e gjuhës shqipe u zhvendos në Komisionin e Kulturës, ndonëse munguan përfaqësuesit e Akademisë së Shkencave, të cilët ishin ftuar për të dhënë sqarime mbi shqetësimet publike për përmbajtjen e fjalorit. “Fjalori i gjuhës shqipe është të vësh duart në kokë, dhe të mos vijë të japë shpjegime. Pse? Sepse e dinë që e kanë qelbur, se nuk po sajojnë dot materiale për të justifikuar ato miliona që kanë marrë nga Kuvendi”, tha deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Mazhoranca kërkoi që hartuesve të fjalorit t’u jepej një mundësi e dytë për t’u paraqitur në seancën dëgjimore. “Nuk dua të paragjykoj punën e Akademisë së Shkencave. Prandaj unë mendoj që ajo që mund të bëjmë aktualisht është të ftojmë edhe njëherë përfaqësuesit...