Conference League: Elbasani dhe Dinamo gati për ndeshjet e kthimit në transfertë
15 Korrik 2026 15:54 Telesport Dy skuadra shqiptare do të zbresin të enjten në fushë për ndeshjet e kthimit të raundit të parë kualifikues të UEFA Conference League, me AF Elbasanin dhe Dinamo City që do të kërkojnë të sigurojnë një vend në fazën e ardhshme të kompeticionit. AF Elbasani do të përballet me BATE Borisov në stadiumin “Mehdi Huseynzade”, në orën 19:00. Verdheblutë vijnë pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”, ku zhvilluan një paraqitje pozitive në rikthimin e tyre në arenën europiane pas dy dekadash. Skuadra shqiptare kaloi në avantazh me golin e Nikajt në fundin e pjesës së parë, ndërsa BATE Borisov barazoi në fraksionin e dytë, duke lënë të hapur plotësisht çështjen e kualifikimit. Elbasani udhëton...
Burimi:
telesport.al