Champions/ Egnatia qëndron në lojë, 45′ e para 1-1
Celje- Egnatia, ndeshja e kthimit që po zhvillohet në Slloveni mban ende peng skuadrën që do të kalojë në turin e tretë të Champions League. Pas pjesës së parë shifrat janë 1-1 i cili pas 3-3 të sfidës së parë qëndron te 4-4. Goli i parë ishte për rrogozhinasit të cilët morën avantazhin pas autogolit të Dario Hrka teksa luhej e 21-ta. Në të 34′ vendasit barazuan me Kvesiç pas një goditje standarte nga jashtë zone për 1-1…vijon Formacionet Startuese: Celje: Leban; Koutris, Hrka, Tutyskinas, Sirvys, Kvesiç, Daniel, Zabukovnik, Seslar, Kucys, Avdyli. Tr: Vitor Kampelos Egnatia: Dajsinani; Sota, Bitri, Xhemajli, Haime, Loukili, Kryeziu, Fernando, Jago, Albanese, Adjesa. Tr: Nevil Dede Post navigation
Burimi:
sportiim.al