Si u arrestua Ermal Beqiraj/ Fluturoi mbi një central bërthamor në Francë, hetohet edhe pista e spiunazhit
Media franceze Le Journal du Dimanche ka zbuluar detaje të reja mbi arrestimin e Ermal Beqirajt, shqiptarit të shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “AKSHI”. Sipas artikullit, Beqiraj u ndalua pasi fluturoi me një avion të vogël mbi centralin bërthamor të Penly në Normandi, në një lartësi më të ulët se ajo e lejuar. Pas sinjalizimit, Forcat Ajrore Franceze shoqëruan avionin deri në aeroport, ku ai u arrestua nga policia. Hetuesit francezë kanë ngritur dyshime edhe për pistën e spiunazhit, për shkak të profilit të Beqirajt dhe faktit se gjatë kontrollit iu gjetën tre pajisje GPS të tipit AirTag të fshehura në rrobat e tij. Ai deklaroi se kishte gabuar lartësinë e fluturimit, por shpjegimet e tij u konsideruan të paqarta. Sipas medias franceze,...
Burimi:
gijotina.com