E rëndë, ndrron jetë Artan Pogoni

E rëndë, ndrron jetë Artan Pogoni

Doktor i Shkencave, Profesor Universitar Artan Pogoni raportohet se ndërroi jetë sot në Radhimë. 54 vjeçari me një formim të gjerë akademik, ishte me pushime ndërsa psoi një arrest kardiak duke mos e perballuar atë. Ai ndërtoi karrierën e tij në fushën e shkencave sportive, duke u fokusuar në rekreacionin sportiv dhe në metodologjitë e trajnimit sportiv. Më tej Pogoni u dallua në fushën kërkimore teksa ishte i përqendruar në fushën e stërvitjes sportive, volejbollit dhe rekreacionit sportiv. Pogoni ka një kontribut konstant në literaturën shkencore, me 12 botime akademike dhe 2 tekste mësimore, të cilat shërbejnë si referencë për studentët dhe profesionistët e fushës. Përmes këtyre botimeve, Dr. Pogoni ndikoi në pasurimin e bazës teorike dhe praktike të shkencave sportive në Shqipëri. Post navigation