“Bregdeti jepet me një të rënë të lapsit”/‘The Albanian Files’,gazetari: Kjo dosje, tregon autorësinë e Edi Ramës për..

“Bregdeti jepet me një të rënë të lapsit”/‘The Albanian Files’,gazetari: Kjo dosje, tregon autorësinë e Edi Ramës për..

Një libër i arkitektëve i titulluar ‘The Albanian Files’, që ka në fokus sektorin e ndërtimeve në Shqipëri, nxjerr në pah një skemë të dyshuar shtetërore të përqendruar ekskluzivisht te ndërtimi i kullave, resorteve luksoze dhe pastrimi i parave. I ftuar në nje studio televizive gazetari, Romir Saraçi tha se vizioni i qeverisë është larguar tërësisht nga zgjidhja e problemeve jetike si shëndetësia apo arsimi, duke u fokusuar në betonizimin dhe privatizimin e aseteve publike. Sipas tij, skema ka nisur përmes ndryshimeve të thella ligjore, ku kompetencat e lejeve të ndërtimit iu hoqën bashkive për t’u përqendruar në një dorë të vetme pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Përmes ligjit për “Investitorët Strategjikë” dhe ndryshimeve për zonat e mbrojtura, theksoi Saraçi, u është hapur rruga...