Berisha: Jemi pro investimeve të huaja, në Shqipëri mungojnë prej 13 vitesh

Berisha: Jemi pro investimeve të huaja, në Shqipëri mungojnë prej 13 vitesh

Kryedemokrati Sali Berisha përsëriti sërish në sallën e Kuvendit të Shqipërisë se forca politike që ai drejton është pro investimeve të huaja. Por, sipas Berishës, në 13 vite në Shqipëri nuk ka më asnjë investim të huaj. Kryedemokrati theksoi se politikat ekonomike të qeverisë nuk lejojnë që investimet e huaja të vijnë në Shqipëri. “Në 13 vite nuk ka asnjë investitor të huaj në tokën shqiptare. Në 13 vite, asnjë tender në Shqipëri nuk është fituar nga kompanitë evropiane. Ne besojmë se investimet e huaja janë të një rëndësie jetike. Gjatë kohës që qeverisëm ne, në Shqipëri u garantuan investimet më të mëdha të huaja; vetëm në fushën e energjetikës, 2 miliardë euro. Kaskada e Devollit, e Fanit. Përveç këtyre, nga viti 2008-2013, investimet e...